Dy portierët e 19-vjeçarëve të Partizanit Livio Malaj dhe Holger Xhameta janë grumbulluar për ndeshjet e kualifikimit të kampionatit europian për kategorinë U19. Tekniku Erjon Bogdani u ka dhënë mundësi të dy gardianëve të rinj të thirren për ndeshjet ndaj Ukrainës, Sllovakisë dhe Norvegjisë, përkatësisht në datat 10,13 dhe 16 tetor. Sfidat do të luhen në Kamëz dhe Durrës.
Padyshim, që kjo mund të quhet një arritje për akademinë e “demave”, të cilët synojnë të kontribuojnë në forcimin e ekipit të parë dhe në furnizimin e ekipeve zinxhir të Kombëtares sonë.
Lajmi është dhënë nga vetë klubi i Partizanit në faqen e tij zyrtare.
Postimi i klubit të Partizanit