Futbollisti shqiptar që aktivizohet në Greqi Aleksandros Tereziu është njëri prej lojtarëve të rinj që së shpejti do të kalojë në ekipin e parë helen të Asteras Tripolit.
Faqja “Talentet Shqiptare” zbardh se 18-vjeçari që luan si sulmues mund të thirret në një të ardhme të afërt nga Greqia duke humbur shansin të luajë për Shqipërinë. Në këtë rast ata i bëjnë me dije FSHF-së që ta konsiderojë seriozisht ftesën në skuadrën kuqezi të Tereziut.