Sonte është mbrëmja e madhe e Champions League. Raundi i dytë takimeve të fazës së grupeve vë përballë dy skuadra që njihen tashmë për futbollin ekspresiv dhe argëtues. Napoli i Elseid Hysajt dhe Liverpooli i Xherdan Shaqirit takohen sonte në “San Paolo” për të dhuruar një mbrëmje emocionuese për publikun europian.
Ky është takimi i katërt midis Shaqirit dhe Hysajt, pasi janë takuar 3 herë në të kaluarën me përfaqësueset e Shqipërisë dhe Zvicrës.
Hysaj pritet të jetë titullar në këtë sfidë, ndërsa Shaqiri duhet të presë konfirmimin e tekniku Jurgen Klopp.