Alvin Karaqi është renditur në top 10 karateistët më të mirë në botë, në renditjen më të re të publikuar nga Federata Botërore e Karatesë (ËKF). Ai është ngritur në renditje në vendin e nëntë në kategorinë deri 84 kilogramë. Ai ka grumbulluar 1855.50 pikë.
Karaqi këtë sukses në renditje e ka arritur pas triumfit në garat ndërkombëtare, por suksesi më i madh ishte medalja e artë e fituar në Coimbra të Porgutalisë muajin e kaluar. Ai zuri vendin e parë në Kampionatin Europian për Universitete që u mbajt prej 23-27 korrik, garë kjo e organizuar Federata Europiane të Karatesë (EKF).