Ekipi anglez i Watford ka siguruar në mënyrë të përhershme lojtarin e Barcelonës, Gerard Deulofeu për një shifër prej 13 milionë Euro. 24 vjeçari spanjoll i cili prej janarit ndodhej pikërisht te ekipi i drejtuar nga Javi Garcia, ka nënshkruar kështu një kontratë 4-vjeçare, ku katalanasit kanë mbajtur të drejtën e përfitimit në rast të rishitjes së lojtarit në të ardhmen.
Deulofeu i rritur pikërisht te akademia e katalanasve nuk arriti asnjëherë të gjente hapësirat e duhura, duke u dhënë disa herë në formë huazimi në ekipe të tjera, duke përfshirë Milanin dhe Evertonin.