Sot, Skënderbeu do të luajë kundër Partizanit në kuadër të javës së 18-të të Superiores. Për këtë takim të dyja skuadrat janë përgatitur dhe tashmë presin orën 17:00 për të startuar. Gjyqtari i ndeshjes pritet të jetë Kridens Meta.
Duke qenë se Enea Jorgji dhe Lorenc Jemini janë shpallur “Non grata” nga të dy ekipet, kishte një balotazh ndërmjet Andi Koçit dhe Kridens Metës. Por mësohet se ky i fundit e ka fituar “luftën” dhe pritet të vërë “drejtësi” në stadiumin “Skënderbeu” të Korçës.