Partizani do të luajë nesër kundër Kukësit, në “Zeqir Ymeri”, në takimin e vlefshëm për javën e 29 të Superiores.
Të dyja ekipet do të kërkojnë për fitore, teksa ndodhen në vend të dytë dhe të tretë në renditje, me Kukësin që ka 6 pikë avantazh ndaj të kuqve.
Trajneri Dalipi pritet të hedhë nesër në fushë të njejtët lojtarë, si në ndeshjen e kaluar, me ndryshimin që Progni do të luajë në krahun e djathtë të mbrojtjes, pasi Ibrahimi ka plotësuar numërin e kartonëve.
Formacioni i mundshëm:
Hoxha
Progni – Gojkovic – Belica – Kotobelli
Mala-Batha-Trashi
Asani-Kardozo
Çani
Ndërkohë skuadra e Kukësit ka mungesën e Hoxhës dhe Shametit, të cilët janë të dëmtuar,.
Formacioni i mundshëm Kukësit:
Frashëri
Idrizi-Musolli – Alla- Rumbullaku
Dzaria
Ebipi-Shkodra- Et’hemi -Kale
Guri