Sot luhen dy takime të rëndësishme, të cilat do të vendosin për ecurinë e tyre në kampionat dhe rënditjen në tabelë. Takimi i parë është ai mes Flamurtarit dhe Tiranës. Një takim i rëndësishëm për të dyja ekipet. Tirana aktualisht gjendet në vendin e katërt me 22-të pikë, ndërkohë që Flamurtari ndodhet në vendin e nëntë me 10-të pikë.
Nga ana tjetër luhet takimi Partizani – Kukësi, që është përcaktuar të luhet në “Elbasan Arena”.
Kukësi ndodhet në vendin e dytë, me 27- të pikë, ndërkohë që Partizani pozicionohet në vendin e tretë me 24 pikë.