Ish-arbitri i Lorenco Jemini në “Procesin Sportiv” i bën thirrje të gjithë arbitrave të Superiores që të ulin faullat në fushën e lojës. Sipas tij në Superligë gjatë një ndeshje futbolli bëhen mesatarisht 40 faulle dhe kjo është një problem shumë i madh, sepse kjo humb shumë kohë.
“Në kampionatin tonë bëhen shumë faulle dhe këtë e kam për arbitrat që duhet ta lënë pak më shumë lojën dhe jo ta ndërpresin kaq shumë. Kur jepen shumë faulle prishet loja. Në Premier League maksimumi mund të jepen 15 deri në 18 faulle”, ka thënë ndër të tjera Jemini.