Java e 32-të e Superligës do të luhet duke filluar nga kjo e premte me supersfidën Partizani-Kukësi për të vijuar më pas me 4 ndeshjet e tjera ditën e shtunë.
Por, java e 33-të e kampionatit do të luhet në mesjavë, të mërkurë dhe të enjte.
Rast për t’u përmendur është fakti se Partizani dhe Tirana do të luajnë në të njëjtin stadium, pasi janë të dyja skuadra pritëse në javën e 33-të të Superligës.
Të kuqtë do të presin Laçin në sfidën që do të zhvillohet ditën e mërkurë, ndërsa bardheblutë do të luajnë vetëm 24 orë më pas, po në “Selman Stërmasi” kundër Korabit.