Superkupa e Europës ka një fitues të ri. Atletico Madrid fiton në kohën shtesë ndaj Realit në një mbrëmje të paharrueshme në Estoni. Skuadra e Diego Simeones gjeti “ilaçin” e triumfit historik falë barazimit në minutën e 79-të të sulmuesit Diego Costa. Në 30 minuta shtesë, “El Colchoneros” ishin superior ndaj “Los Blancos” duke i shkaktuar një humbje të rëndë ekipit që drejtohet nga Julen Lopetegui.
Kjo disfatë vë në pikëpyetje vazhdimin e ekipit të Realit, i cili sot ndjeu shumë mungesën e Cristiano Ronaldos.