Rubrika Sportive do të rikthehet ditën e sotme në orën 23:00. Në njoftim në faqen zyrtare në “Facebook” RTSH ka njoftuar ndjekësit e tyre për emisionin e sotëm. Pas mbylljes së javës 12-të Kategorisë Superiore në ekranin e RTSH SPORT do të jepën të gjitha kronikat e ndeshjeve dhe rastet e diskutueshme.
Pritet të ketë dhe të ftuar speciale që nuk bëhen ende të publike përveç të ftuarve të zakonshëm. Nën drejtimin e Hygerta Sakos Rubrika Sportive do të jepet pas ndeshjeve që u luajtën këtë mesjavë, një ditë e pazakontë për emisioni sportiv që jepet zakonisht ditën e djel kur përfundojnë dhe të gjitha takimet e Kategorisë Superiore.