Në emisionin “Magjia 21” në RTSH, moderatorja Hygerat Sako ka zbuluar një sekret, duke thtnë se FSHF-ja, ka vendosur që në vitet e ardhshme Superiorja do të jetë me pagesë dhe jo sikurse është transmetuar deri tani nga TVSH-ja.
Sipas Sakos, ky ndryshim ka të bëjë me afrimin e tifozëve në stadium, duke marrë shkas nga shkallët e stadiumeve që nuk kanë qenë në pritshmërinë e duhur.