Suksesi i Skënderbeut në Superligë mesa duket nuk përçohet me të njëjtin intensitet edhe në ekipet e moshave. Kjo pasi humbja e 19-vjeçarëve me Pogradecin është pasuar edhe nga ekipi U-17 në ndeshjen e javës së parë në kampionatin e kësaj grup-moshe.
Korçarët e vegjël janë mposhtur me rezultatin 2-1 nga liqenorët duke zhgënjyer kështu me pritshmëritë. Në ndeshjet e tjera në Grupin A, Partizani sërish ka barazuar pa gola me Akademinë e Futbollit, ndërkohë që ndeshja e Tiranës nuk është luajtur me Porton. Vllaznia shkatërroi Internacionalin 4-0 ndërsa Kukësi fitoi ndaj Shkëndijes së Tiranës me rezultatin 2-1.
Në grupin B veçohet humbja e Dinamos 4-0 ndaj Teutës si dhe ajo e Flamurtarit dhe Luftëtarit respektivisht 3-1 me Besën dhe 3-0 me Pepan.
Më poshtë keni dhe rezultatet e plota: