Federata Ndërkombëtare e Xhudos (IJF) ka publikuar renditjen e re të xhudistëve, ku Majlinda Kelmendi, vazhdon të mbetet e para në botë në kategorinë deri në 52 kg.
Kelmendi ka grumbulluar 3850 pikë, aq sa kishte edhe muajin e kaluar.
Distria Krasniqi, që muajin e kaluar ishte e treta, këtë herë ka rënë me dy vende më poshtë në renditje. Ajo tani ka 2017 pikë, 100 më pak se sa kishte muajin e kaluar.
Në kategorinë deri 57 kilogram për femra, Nora Gjakova ka rënë një pozicion më poshtë edhe pse ka mbetur në kuotën e 1964 pikëve.