Shkuarja e Andrea Agostinellit te Skënderbeu nuk ka qenë aspak e mirë për sulmuesin nigerian, Xhejms Adeniji, i cili u transferua gjatë merkatos së janarit nga radhët e Laçit për 100 mijë euro. Lojtari që më parë ka luajtur me Tomorin dhe Bylisin e së fundmi Laçin, arriti që të shkëlqejë për gjashtë muaj me bardhekuqtë, por tashmë ai nuk është në planet e trajnerit.
Kjo gjë ka bërë që atij t’i jepet drita jeshile për t’u larguar. Normalisht, jo largim përfundimtar, por në formë huazimi. Burime për “newsport.al” bëjnë me dije se sulmuesi nigerian këto ditë do të huazohet në një nga skuadrat e elitës së futbollit të vendit tonë. Bëhet fjalë për Vllazninë, ku trajneri Armando Cungu ia di vlerat sulmuesit, sepse e ka pasur te Laçi. Në mesjavë pritet që të përfundojë ky aksion.