Rivaliteti mes trajnerëve te skaudrave të futbollit është diçka normale por jo në rastin Murinjo-Venger. Për dy teknikët e skuadrave thuhet se ata thjesht nuk e pëlqejnë njëri-tjetrin, çka e bën sfidën e nesërme mjaft interesante.
Përgjatë këtyre viteve Manchester United dhe Arsenal kanë qenë epiqëndrat e debateve dhe rivalitetit futbollistik anglez. Përveç lojtarëve në fushë, trajnerët kanë degraduar në dhunë deri diku fizike, verbale e psikologjike kundër njëri tjetrit. Në një karikaturë tek “The Sun” shihen trajnerër dhe lojtarët duke u përleshur si të ishin fëmijë spitullaqë.
Megjithatë karikatura është thjesht një formë komike për të shprehur rivaliten mes tyre sepse rivaliteti i tyre tashmë është një lajm i vjetër. Nesër do zhvillohet edhe sfida që pritet të jetë e nxehtë.