Alvaro Morata ka folur për mediat spanjolle në prag të ndeshjes kundër Shqipërisë, duke e cilësuar si një takim delikat këtë përballje të radhës në Eliminatoret e Botërorit “Rusi 2018”.
“Ndaj Shqipërisë do të jetë një ndeshje e vështirë. Ekipi kuqezi dhe tifozët kundërshtarë nuk do të na krijojnë situatë të lehtë në stadium. Nuk është hera e parë që luaj në Shqipëri, sepse e kam provuar një gjë të tillë me Kombëtaren U-21 dhe fusha ishte e tmerrshme”, u shpreh Alvaro Morata.
Por, sulmuesi i Realit të Madridit ndoshta nuk është vendosur në dijeni se stadiumi i Elbasanit ku ai ka luajtur me Shpresat e Spanjës kundër atyre të Shqipërisë, tashmë ka një impiant modern, pasi “Elbasan Arena” është ngritur prej kohësh mbi rrënojat e “Ruzhdi Bizhutës” së vjetër.