Goran Vujoviç duket se nuk po bind trajnerin Ilir Daja. Sulmuesi malazez, i cili firmosi pak ditë më parë me korçarët, nuk është në formën e tij më të mirë.
Shtypi i shkruar sportiv shkruan se trajneri i Skënderbeut i ka kërkuar drejtuesve të klubit, një tjetër afrim në repartin e avancuar.
Emri që ka dalë sërish në skenë është ai i sulmuesit boshnjak, Haris Hanxhiç.