Rei Manaj është riaftësuar nga dëmtimi dhe sot mund të luajë titullar kundër Atalantës së Etrit Berishës.
Sulmuesi i Kombëtares ka lënë pas krahëve shqetësimin shëndetësor dhe tashmë është i gatshëm për trajnerin e Peskarës, Masimo Odon, i cili para takimit kundër Atalantës është shprehur në mediat italiane se: “Manaj ka ende disa shqetësime të vogla, por besoj së është gati për të zbritur në fushë”.
Peskara do të luajë në shtëpi kundër Atalantës në orën 20:45, sfidë e vlefshme për javën e 10-të të Serisë A.