Bersant Celina, sulmuesi i kombëtares kosovare të futbollit, gjithashtu futbollist i klubit të njohur anglez të Mançester Sitit, është nominuar për të fituar një çmim shumë të rëndësishëm, atë të futbollistit më të mirë të ri të sezonit që lamë pas.
Celina kaloi një sezon shumë pozitiv në rradhët e ekipit të dytë të Maçester Sitit, dhe tashmë mund të marrë “qershinë mbi tortë”. Celina do të garojë ndaj Angus Gun dhe Aleix Garsia për të fituar një çmim që mund ta rriste vëmendjen e trajnerit të ri Pep Guardiola tek ai.