Istanbul Basaksehir, skuadra ku aktivizohet prej dy sezonesh Sokol Cikalleshi ka arritur që të gjejë fitoren në transfertë sot kundër Bursaspor me rezultatin 0-2. Pas kësaj fitoreje, skuadra turke arrin vendin e parë pas dy javësh, ku ka marrë pikët e plota.
Sokol Cikalleshi ndryshe nga ndeshja e parë, këtë herë ka qenë në stol që nga minuta e parë e deri në fund. Duket se fitorja i ka shijuar nga stoli sulmuesit të kombëtares, i cili nuk po bën performancë të mirë në kampionatin turk, duke parë që pas disa ditësh do të jetë nën urdhrat e De Biazit.