Në një foto të postuar në “Instagram”, nga mesfushori i Kukësit, Edion Hasani, shihet se si ky i fundit po shijon pushimet e dimrit nën shoqërinë e sulmuesit të kombëtares Bekim Balaj.
Të dy janë parë të shijojnë pushimet e dimrit, këtë herë ndryshe, duke shijuar rrezet e diellit. Dy futbollistët kanë udhëtuar drejt Rio de Janeiro, Brazil për të shfrytëzuar këtë periudhë pauze. Të dy futbollistët shihen të lumtur në shoqërinë e njëri-tjetrit, të shoqëruar dhe nga një tjetër mik.
Kujtojmë që Hasani ka nisur më herët pushimet e dimrit për shkak të një dëmtimi që pësoi në takimin ndaj Flamurtarit.