Arturo Rexhinaldo është një nga lojtarët kryesorë të Kukësi. Në kampin verilindor i kanë të gjithë sytë dhe veshët te 29-vjeçari nga Mozambiku që këtë edicion të ri futbollistik, në katër javët e para të kampionatit ka mundur të shënojë katër gola dhe të listohet i pari në renditje si golashënuesi më i mirë.
Këtë vit, ai është pretendenti kryesor për të fituar trofeun personal dhe kjo falë cilësive që nuk i mungojnë këtij të fundit. Rexhinaldo është gati të harrojë sezonin e shkuar, ku mundi të shënojë 18 gola në 31 ndeshje, kjo nisur nga statistikat e deri tanishme që tregojnë se ky vit mund të jetë më i suksessëshëm për të te skuadra e Kukësit.