Xhevahir Sukaj u largua në fund të sezonit nga Partizani, duke lënë pa luajtur sfidat e Europës. Por, tashmë ai e ka një peng, ndërsa i kontaktuar nga “Newsport.al” shprehet se dëshironte që të ishte në fushë në atë takim.
Vlersimi i tij është maksimal, duke thënë se Partizani ka hyrë në lojë si skuadër e madhe, ndërsa për Albanin tregon se ka bërë një nga ndeshjet më të mira të karrierës së tij.
“E pash ndeshjen e Partizanit me Ferencvarosh dhe normalisht që do kisha pasur dëshirë që të isha prezent në fushë. Partizani u fut si ekip i madh në lojë, ashtu siç i ka hije. Ata nuk dinë të jenë inferiorë ndaj asnjë ekipi. Albani bëri një nga ndeshjet më të mira të karrierës, e përgëzoj. Mbi të gjitha, lojtarët ishin yje në fushë”, u shpreh sulmuesi shkodran që e ka nisur më së miri karrierën e tij te Perak në Malajzi.