Xhevahir Sukaj e ka filluar më së miri aventurën e tij tek klubi malajzian i Perak.
Në takimin debutues të vlefshëm për Kupën e Malajzisë, ai shënoi golin e barazimit të përkohshëm të rezultatit në minutën e 21-të, por rezultati përfundimtar ishte 2-1 për kundërshtarët.