Në Itali ai është një nga lojtarët më stabël të Lazios dhe më premtuesi në ekip. Mediat shprehen se Thomas Strakosha është gati për të bërë një hap më të madh në karrierën e tij. Mëngjesin e sotëm në Itali gazetat bëjnë fjalë për një interesim të Interit për kuqeziun.
Samir Handanovic, portieri aktual i zikaltërve është drejt plakjes dhe Interi mendon për të ardhmen. Tek Strakosha drejtuesit e ekipit shohin një portier që mund të garantojë portën për një 10- vjeçar. Tek shijet e ekipit italian janë dhe konkurentë të tjerë si Areola e Cilessen, por shqiptari duket më i favorizuar pasi e njeh më mirë futbollin italian.