Piloti i ri McLaren, Lando Norris po përgatitet për garën e parë të Formula 1 në Australi. Por, mënyra se si 19-vjeçari ka zgjedhur të jetë është vërtetë e veçantë. Përmes një simulator të garave të Formula 1, ai përpiqet të arrijë përfeksionin në mënyrë që të jetë sa më i saktë në garë.
Paisja kushton 30 mijë euro dhe është simulator 100 përqind i saktë i garave të Formula 1. Kështu që garuesi 19-vjeçar që do të pilotojë për herë të parë me makinën McLaren, ka deklaruar për “The Sun”: “Në lojë është shumë më e thjeshtë pasi s’ke presion dhe garon me më shumë rrezik. Jam gati të debutoj në Formula 1”, ka përfunduar ai.