Golden State arriti sërish të jetë në majë të NBA. Ëarriors mundën në ndeshjen e rradhës Cleveland duke çuar rezultatin në 4-0 kundër Cavaliers dhe duke rrëmbyer kështu titullin e kampionit. Ky ishte edhe titulli i 3-të në 4 vite për Warriors që shkruajnë një nga faqet e arta të sportit të basketbollit në Amerikë.
Por pa mohuar ekipin spektakolar dallim në këtë skuadër bën Steph Curry. Lojtari amerikan lë në hije edhe një ‘përbindësh’ si LeBron James që arrin të shënojë mbi 50 pikë në një ndeshje. Këto duket se janë vitet e tij të arta në NBA dhe kulmi i karrierës së tij sportive. Curry tashmë është një legjendë dhe një lojtar për të cilin do flitet shumë në vitet pasardhëse.