Partizani do të luajë nesër kundër Skënderbeut në Korçë, sfidë e vlefshme për javën e 18-të të Superligës.
Një ndeshje mes dy rivalëve direkt për titull kampion që pritet të sjellë emocione të larta në fushën e lojës.
Por, statistikat nuk janë në favor të Partizanit. Në 20 vitet e fundit, të kuqtë kanë luajtur 10 ndeshje ndaj Skënderbeut në Korçë.
Partizani ka fituar vetëm 2 ndeshje, ka barazuar 1 dhe ka humbur 7 ndaj bardhekuqve.