Në finalen e 26 Majit në Kiev do të luhet finalja e Champions League mes Real Madrid dhe Liverpool. Spanjollët në raundin gjysmëfinal eleminuan Bayern Munich me rezultat të përgjithshëm 4-3, ndërsa anglezët eleminuan “surprizën” e këtij kompeticioni, Romën me rezultatin e përgjithshëm 7-6.
Në parballjet historike të tyre të dy skuadrave finaliste, numerohen 5 përballje, ku “The Reds” kanë triumfuar 3 herë, ndërsa spanjollët 2 herë.
Për herë të parë skuadrat kanë luajtur një finale e “Kupës së Europës” në vitin 1980-1981 ose Champions League siç quhet sot, ku anglezët fituan me rezultatin e ngushtë 1-0 me golin e shënuar nga Kennedy në minutën e 81.
Ja përballjet e tjera:
– 2008/09 UEFA Champions League faza 1/16
” Real Madrid 0-1 Liverpool (Benayoun 82)
Liverpool 4-0 Real Madrid (Torres 16, Gerrard 28 47, Dossena 88)
– 2014/15 UEFA Champions League ndeshje në grup
Liverpool 0-3 Real Madrid (Ronaldo 23, Benzema 30 41)
Real Madrid 1-0 Liverpool (Benzema 27)