Myrto Uzuni duket se është më shumë se deçiziv për ekipin e Lokomotivës së Zagrebit. Statistikat flasin qartë për beratasin, i cili në shtatë ndeshje ka shënuar tre gola dhe ka dhënë katër asist. Ekipi i tij është dhe në garë për titullin kampion, pasi në 12 javët e para, ndodhet në vendin e dytë, 5 pikë pas kryesueve.
Duket se sulmuesi po kalon një moment perfekt në karrierën e tij, pasi është thirrur dhe nga Panuçi në dy ndeshjet e fundit të Kombëtares. Lojtari në fjalë gjithmonë ka mbajtur një formë konstante, e kjo është ajo që duhet përmendur. Me shumë punë dhe vullnet, nëse Uzuni do të vazhdoj në këto ritme, atëherë nivelet më të larta të futbollit do e presin këtë lojtar.