Java e 33-të e Serisë A fillon këtë mbrëmjë me ndeshjen Inter-Cagliari, në orën 20:45. Zikaltërit në 3 ndeshjet e fundit që kanë zhvilluar, kanë marrë 2 barazime dhe kanë pësuar një humbje, ndërkohë nuk kanë shënuar asnjë gol.
Për djemtë e Spaletit nuk lejohen më gabime, duke parë që kampionati po shkon drejt fundit dhe objektivi Champions Legue bëhet edhe më i fortë për t’u arritur. Përveç se duhet të fitojë ndeshjen për të rekuperuar pikë, Interi duhet të thyejë edhe tabunë kundër Cagliarit, sepse ka që në vitin 2011-të që nuk fiton një ndeshje në shtëpi. Përsa i përket repartit të prapavijës, Inter ndihet më i sigurt. Në 7 ndeshjet e fundit ka pësuar vetëm një gol, atë kundër Torinos, që u mundën me rezultatin e ngushtë 1-0.