Raundi i dytë i grupeve të Champions League ishte mjaft i suksesshëm për ekipet italiane. Kishte që në vitin 2005 që ekipet italiane nuk fitonin të gjitha në një raund, në kompeticionin më të rëndësishëm europian. Ditën e martë Juventusi mundi Young Boys-at 3-0, Roma arriti të triumfonte me rezultatin e thellë 5-0 përballë Viktoria Plzen.
Mbrëmjen e djeshme serinë e vazhdoi Interi që mundi PSV me kthim rezultati 1-2 dhe Napoli që në frymën e fundit triumfoi përballë Liverpulit e Jurgen Klop-it. Kjo gjë nuk kishte ndodhur që prej 13 vitesh, përpara se të “plaste” skandali “Calciopoli”.