Realdo Fili ka braktisur stadiumin ku po luhet ndeshja mes Teutës dhe Partizanit dhe ktë gjë e ka konfirmuar edhe komentatori i Supersport, Sokol Xhihani.
Sulmuesi i Partizanit, Realdo Fili, nuk është përzgjedhur dhe as nuk është përfshirë në 18-shen. Trajneri Starova ka preferuar mos e mbajë as në stol sulmuesin.
Realdo Fili i zhgënjyer nga vendimi i teknikut të kuq, ka braktisur stadiumin “Niko Dovana”.
Ky veprim mund të quhet paksa i nxituar pasi mund të ketë pasoja për sulmuesin duke qenë se ka shfaqur hapur pakënaqësi ndaj vendimit të stafit teknik.
Nuk dihet se ccfarë ka ndodhur dhe ccfarë ka biseduar sulmuesi me Starovën përpara se të largohej, por situata është e tensionuar.