Sulejman Starova nuk i ka kursyer elozhet për tifozët e Tiranës pas përfundimit të derbit.
Trajneri i Partizanit, për TVSH u shpreh: “Atmosfera në stadium ishte shumë entuziaste. Kishte spektakël në tribuna, kjo edhe për meritë të tifozëve bardheblu që ishin të shumtë në këtë derbi si dje ashtu edhe ditën e sotme”.
Kujtojmë se për derbin Tirana-Partizani u shitën të gjitha biletat në “Selman Stërmasi”, plot 9 mijë, ku 1 mijë e 800 ishin tifozë të kuq.