Sulejman Starova ka debutuar në pankinën e Feronikelit në Kosovë, në ndeshjen kundër Llapit. Ky takim u mbyll me rezultatin 2-2.
Pas kësaj fitoreje, Feronikeli renditen në vendin e katërt, 8 pikë larg nga kreu, që mbahet nga Drita. Kjo ishte ndeshja e parë e Starovës me Feronikelin. Kujtojmë që trajenri u largua në 5 mars nga Partizani, ndërsa vetëm 2 javë më vonë, ai u emërua te ekipi i Feronikelit.
Kujtojmë që në Superligën e Kosovës, janë edhe 4 trajnerë të tjerë shqiptarë nga Shqipëria, Bledi Shkëmbi, Gugash Magani dhe Mirel Josa.