Diçka e veçantë ka ndodhur në seancën stërvitore që ka zhvilluar për herë të parë për vitin 2017-të skuadra e Portos. Surpriza ka ardhur nga tifozët, që kanë lënë pa fjalë futbollistët në fushën e blertë.
Në stërvitjen e zhvilluar ditën e sotme, në stadiumin “Dragao”, kanë qenë të pranishëm plot 28 mijë tifozë që kanë preferuar të ndjekin stërvitjen e ekipit të tyre. Kjo shifër është rekord për këtë stadium që nga viti 2014-të, kur të pranishëm gjatë një seance stërvitore kanë qenë 23 mijë tifozë.
Në fillim, drejtuesit dhe trajneri i Portos menduan për hapjen e tribunës qendrore, por, ndërsa koha e stërvitjes po afronte, nisën të vijnë gjithmonë e më shumë tifozë, duke detyruar stafin të hapte thuajse të gjithë impiantin me kapacitet 50 mijë vende.