Komuna e Prishtinës do të mblidhet nesër për të vendosur emrin e stadiumit të ri të Prishtinës. Në rendin e ditës do të diskutohet pika e emërtimit të stadiumit të kryeqytetit të Kosovës.
Sipas të gjitha gjasave, kompleksi do të mbajë emrin e legjendës së futbollit dhe ish-presidentit Fadil Vokrri. “De facto” është miratuar njëzëri për dhënien e emrit të të ndjerit Vokrri për stadiumin e ri dhe nesër pritet që ccdo gjë të jetë formalitet.
Vokrri u nda nga jeta në 9 qershor të këtij viti në kohën kur stadiumi po përfundohej. Pas vdekjes së tij, zyrtarët e futbollit të Kosovës propozuan që “shtëpia” më e re e futbollit të Kosovës të marrë emrin e njeriut që i dha emër shtetit të ri në arenën ndërkombëtare të futbollit.