Qyteti i Librazhdit njihet për pasionin për futbollin ndër vite, por që kohët e fundit duket sikur situata është lënë pas dore. Megjithatë duket se Sopoti shumë shpejtë do të ketë “shtëpi” të re.
Na stadium po kryhen punimet me një ritëm të kënaqshëm dhe deri më tani tapeti i fushës duket se është drejt përfundimit.
Pas shtrimit të fushës tashmë do të punohet edhe për vendosjen së stolave dhe në të njëjtën kohë tribuna dhe dhomat e zhveshjes.
Me ndërtimin e stadiumit të ri do të tentohet që Sopoti të rikthehet përsëri në majat e futbollit shqiptar, duke tentuar kështu rikthimin në Superiore.