Deri më tani Milani ka transferuar 10 lojtarë, por sërish drejtuesit e klubit nuk kanë të “ngopur”, pasi janë ende në lëvizje për gjetjen e një lojtari “goli”. Këtë e kanë pahuar vetë ata, duke u shprehur, se janë vënë në lëvizje për gjetjen e sulmuesit.
Aktualisht, Alvaro Morata e Pierre-Emerick Aubameyang janë dy emrat që po qarkullojnë në mediet italiane. Nëse arrihet marrëveshja me njërin prej tyre, pa frikë mund të themi, se Milani është ekipi i “frikshëm” i Seria A.
Sot, “Sport Mediaset” ka publikuar formacionin e mundshëm të Milanit për sezonin e ardhshëm. Montella do të tentojë të luajë me skemën 3-5-2 sezonin 2017/18 me synimin për të rikthyer ekipin kuqezi aty ku i takon.