Disa skuadra në Kategorinë e Parë kanë një numër të konsiderueshëm lojtarësh të huaj në përbërje, por që financat e tyre nuk janë të shëndosha për t’i mbajtur, ndërsa ka nga këta lojtarë që nuk bëjnë diferencën me vendësit.
Ish-trajneri i Dinamos dhe Korabit, Dritan Mehmeti flet për ndryshmin e numrit të të huajve në Kategorinë e Parë, ku ai i cilëson më të dobët se vendësit.
“Nuk kam parë që të huajt e Besës apo Besëlidhjes të kenë më shumë cilësi se lojtarët vendas. Për këtë arsye dua të them se FSHF duhet të limitojë më tepër numrin e të huajve në këtë kategori, në mënyrë që t’iu jepet dorë të rinjve vendës. E shoh më të arsyeshme që të rinjtë vendas të promovohen që të jenë alternativë edhe në Superiore. Për më tepër, nuk ka lojtarë të huaj në Kategorinë e Parë që të jenë si Pejiç në Superiore që të bëjnë diferencën”.