Vitet e fundit futbolli shqiptar po pëson një rritje të konsiderueshme në cilësi dhe kjo mund të kuptohet lehtësisht nga rritja e rezultateve të skuadrave shqiptare kur garojnë në Europë. Rritja e seriozitetit në menaxhimin e klubeve dhe rritja e investimeve janë padyshim faktorët kryesorë të përmirësimit të futbollit.
Investimet në futboll nuk kanë qënë vetëm në stafe drejtues profesionistë apo në afrimin e futbollistëve cilësorë, por edhe në infrastrukturë. Plot 11 stadiume kanë pësuar ndryshime të mëdha në vitet e fundit falë investimeve të vetë klubeve, federatës apo edhe institucioneve shtetërore. Investimet më të mëdha janë padyshim “Elbasan Arena” dhe “Loro Boriçi”, të cilët janë dhe stadiume që i plotësojnë të gjitha kushtet e kërkuara nga FIFA dhe UEFA. Ndërkohë stadiumi më i madh dhe më i kushtueshëm në Shqipëri është ish-“Qemal Stafa”, i cili ka vetëm pak kohë që ka filluar punimet për t’u shndërruar në “Arena Kombëtare”.
Më poshtë lista e të gjithë stadiumeve shqiptare në të cilat është investuar ose po investohet gjatë këtyre viteve.