Fillimi i sezonit të ri në Superligë ka nisur “i thatë” për sa u përket golave të shënuar. Në katër javët e para, numri i golave në total të realizuar nga të gjitha skuadrat është 25.
Më shumë ka shënuar Skënderbeu dhe Flamurtari nga 6 gola secili.
Ndërkohë, çudi bën fakti se, edhe pse kanë kaluar 4 javë kampionat, tri skuadra nuk e kanë provuar ende shijen e golit në këtë sezon. Bëhet fjalë për Laçin, Teutën dhe Korabin që nuk kanë gjetur ende rrugën e rrjetës dhe rrjedhimisht edhe të fitores në këtë start sezoni.
Sipas një vështrimi të hollësishëm të newsport.al, 22 sulmues në total nga të gjithë ekipet e Superligës nuk kanë mundur ende të gjejnë golin e parë në kampionat. Këtu përfshihen edhe lojtarët që nuk kanë debutuar ende, për shkak dëmtimesh ose dokumentacioni.
Deri në këtë javë të 4-t të Superligës, tre janë lojtarët që kryesojnë listën e golashënuesit të kampionatit, e që janë në kuotë të njëjtë golash. Bëhet fjalë për Hamdi Salihin, Pero Pejiçin dhe Donjet Shkodrën./ Newsport.al
Lista e sulmuesve që nuk kanë shënuar ende në kampionat:
Ardit Hoxhaj Skënderbeu
Ben Azubel Partizani
Agustin Torasa Partizani
Sidrit Guri Kukësi
Rangel Kukësi
Ifeani Edeh Tirana
Moktar Cise Tirana
Flamur Bajrami Tirana
Astrit Fazliu Flamurtari
Onils Idrizaj Flamurtari
Brunild Pepa Vllaznia
Erald Çinari Vllaznia
Faizal Bangal Teuta
Artur Magani Teuta
Eri Lamçja Teuta
Enco Malindi Laçi
Taubate Laçi
Akuinjo Laçi
Sebino Plaku Korabi
Abraham Adelaja Korabi
Kristal Abazaj Luftëtari
Reginaldo Luftëtari