Skënderbeu ka shansin sot të bëj të gjithë shqiptarët të festojnë e krenohen për një tjetër kualifikim në grupet e Europa Ligës. Përballë ka Dinamon e Zagrebit, skuadër me të cilën ka barazuar në “Maksimir”, një javë më parë me rezultatin 1-1. Newsport.al ka bërë një analizë duke sjellë 10 arsyet pse sot kualifikohet Skënderbeu dhe jo kroatët e Zagrebit.
1) Nuk luhet në Korçë por në Elbasan e megjithatë 12 mijë bileta janë rezervuar tashmë
2) Është ndeshja e fundit e Liridon Latifit që ka premtuar kualifikimin para se të largohet
3) Dy vite më parë Dinamo eleminonte Skënderbeun në playoffin e Champions League, sot është dita e revanshit
4) Tre fitore në tre ndeshje europiane e bëjnë Skënderbeun një skuadër që e shfrytëzon faktorin fushë.
5) Trajneri Daja është një specialist në përgatitjen e ndeshjeve delikate
6) 3.3 milionë euro për klubin janë një motivim special për të prerë një biletë kualifikuese
7) 200 mijë euro do të përfitojnë futbollistët për kualifikimin, para të cilat do të shtojnë një marsh më tepër tek lojtarët
8) Goli i shënuar në Zagreb i jep më tepër shanse korçarëve për marrë qetësisht takimin dhe mos bërë aventura.
9) Presionin e kanë kroatët që i duhet të fitojnë ndërkohë që Skënderbeu ka luksin të presë për të kundërsulmuar.
10) Korçarët treguan një formë më të mirë në ndeshjen e parë dhe optimizmi është në kuotat e duhura.