Sevilla është kualifikuar për në raundin tjetër të Europa League. Mbrëmjen e sotme, spanjollët fituan në shtëpi përballë Lazios me rezultatin 2-0 dhe me shifra të përgjithshme 3-0 (sepse në ndeshjen e parë në Itali fituan 0-1).
Skuadra italiane, ku bën pjesë edhe portieri shqiptar, Thomas Strakosha, nuk mund të shkonte më tej në këtë kompeticion, e ndërsa tashmë do të përqendrohet tek Kupa e Italisë edhe tek Serie A.
Kujtojmë që në Kupë, Lazio do të përballet me Milanin në gjysmëfilane. Përballje që do të luhen me dy takime.