Spanja pësoi humbjen e parë pas dy vitesh. Iberikët zhvilluan një ndeshje me dy fytyra përballë Anglisë në stadiumin “Benito Villamarin” ku spanjollët pësuar 3 gola brenda 38 minutave nga Raheem Sterling dhe Marcus Rashford, por në dytën Paco Alcacer dhe Sergio Ramos e kthyen lojën për të rihapur ndeshjen.
Në këtë mënyrë Anglia hap llogaritë për të prerë njërën prej katër biletave të rezervuara për t’u kualifikuar direkt në kampionatin europian të 2020, sepse pas triumfit të sotëm ka grumbulluar 4 pikë dhe Spanja 6 pikë. Nëse “Furia e Kuqe” ndalet në barazim me Kroacinë dhe “Tre Luanët” fitojnë përballë nënkampionëve të botës, Spanja humbet automatikisht shansin për të prerë shkurt rrugën drejt EURO 2020.
Një tjetër fakt interesant është se Spanja nuk është mposhtur brenda 90 minuta që prej kampionatit europian të 2016, kur Italia i nxori jashtë kompeticionit në 1/16.