Do të hidhet sot në orën 18:00 në Monako, shorti i grupeve të Champions League. 32 skuadra pjesëmarrëse të këtij sezoni do të mësojnë kundërshtarët e tyre në raundin e parë të këtij kompeticioni. Shorti do të procedohet në mënyrë të tillë, ku skuadrat do të ndahen sipas koeficientit në 4 vazo.
Ethet e Champions League kanë nisur, ndërsa pas orës 18:00 të gjitha do të nisin të bëjnë llogaritë dhe të studiojnë kundërshtarët e tyre.
Ja katër vazot nga ku do të përcaktohen grupet e Champions League:
Vazo 1: Real Madrid, Barcelona, Leiçester, Bajern Mynih, Juventus, Benfika, PSG, CSKA Moskë
Vazo 2: Atletiko Madrid, Borusia Dortmund, Arsenal, Sevilja, Porto, Napoli, Bajer Leverkusen, Mançester Siti
Vazo 3: Totenhem, Dinamo Kiev, Lion, PSV, Sporting, Klub Bruzh, Bazel, Borusia M’Gladbah
Vazo 4: Monako, Beshiktash, Legia Varshavë, Ludogorets, Rostov, Kopenhagen, Dinamo Zagreb, Sëltik