Flamurtari dhe Vllaznia do të përballen pasditen e sotme në “Elbasan Arena” më orën 17:00. Fituesi do të shpallet kampion për moshat U 19-të të Kategorisë Superiore.
Flamurtari vjen në këtë finale pasi ka eleminuar Partizanin me penallti me rezultatin 5-4, ndërsa Vllaznia ka eleminuar Teutën po me penallti me rezultatin e përgjithshëm 3-2.
Mbi të gjitha kjo është një finale nderi për të dyja skuadrat, sepse kujtojmë që skuadrat e mëdha siç është Flamurtari në Superiore nuk arriti të bënte një sezon aspak të mirë, ndërsa situata është më e ndërlikuar te Vllaznia, që për herë të parë për më shumë se pesë dekadash është rrëzuar në Kategorinë e Parë.