Kupa e Shqipërisë do të nisë sot në mesditë, ku Kukësi do të nisë të mbrojë trofeun si fituesi në fuqi nga sezoni i shkuar, ndërsa ka të tjerë klube që do të synojnë që të dalin në majën e këtij kompeticioni që të siguron një vend në Europa League dhe që të jep shumë para në arkën e klubit.
Nga Kukësi e deri te Butrinti, të gjithë janë nën ethet e takimit të parë, ku ka klube që e kanë marrë me shumë seriozitet këtë kompeticion, por ka edhe të tjerë që pothuajse kanë ngritur duart lartë, pasi nuk kanë mundësi që t’i përkushtohen.
Turi i parë
Ndeshjet sot (Kthimi më 5 tetor ora 14:00)
Grupi A (sot ora 16:00)
A1 – Butrinti-Skënderbeu
A2 – Tomori-Kukësi
A3 – Sopoti-Tirana (Selman Stërmasi)
A4- Turbina-Laçi (13:00) – Kompleksi i kombëtares në Kamëz
A5 – Shkumbini – Bylis
A6 – Elbasani – Luftëtari
A7 – Dinamo – Pogradeci (Kompleksi Dinamo”
A8 – Lushnja – Apolonia
Grupi B (sot ora 16:00)
B1 – Kevitan – Partizani (Internacional Pezë)
B2 – Shënkolli – Teuta
B3 – Mamurrasi – Vllaznia
B4 – Iliria – Flamurtari
B5 – Besa – Tërbuni
B6 – Kamza – Korabi (14:00)
B7 – Burreli – Kastrioti
B8 – Erzeni – Besëlidhja
Turi i dytë
Skema
Grupi A
A8 – A1 (C1)
A7 – A2 (C2)
A6 – A3 (C3)
A5 – A4 (C4)
Grupi B
B8 – B1 (T1)
B7 – B2 (T2)
B6 – B3 (T3)
B5 – B4 (T4)
Turi i tretë
Skema
Grupi A
C4 – C1
C3-C2
Grupi B
T4 – T1
T3 – T2
Gjysmëfinale me short